Spektakël në Camp Nou, Barcelona nis Championsin me “manita”
Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Champions League 2026/27, duke mposhtur bindshëm Feyenoordin 5-1 në “Camp Nou”. Raphinha ishte protagonist absolut me dy gola, ndërsa në listën e golashënuesve u bashkuan edhe Karim Adeyemi, Lamine Yamal dhe Gabriel Jesus. Për Feyenoordin shënoi Sem Steijn golin e vetëm. Një debutim fantastik për Barcelonën, që konfirmon ambiciet e saj të mëdha për këtë sezon në Europë. Yamal gjithashtu ishte ndër më të spikaturit, duke shënuar dhe asistuar në këtë fitore të thellë. Golat: 3′ Raphinha — 1-0 22′ Karim Adeyemi — 2-0 57′ Raphinha — 3-0 77′ Lamine Yamal — 4-0 82′ Sem Steijn — 4-1 85′ Gabriel Jesus — 5-1
Burimi:
vizionplus.tv