Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur të vazhdojnë masën e paraburgimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në çështjen ku ai akuzohet së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Vendimi është marrë më 30 shtator 2026 nga gjykatësi i vetëm i çështjes, Christopher Gosnell. Sipas vendimit, gjykatësi ka vlerësuar se vijojnë të ekzistojnë rreziqet që Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejë vepra të tjera penale. Në shqyrtimin e masës së paraburgimit, gjykata ka marrë në konsideratë edhe faktin se Thaçi është shpallur fajtor dhe është dënuar së fundmi në një çështje tjetër gjyqësore për krime lufte. Megjithatë, Specialja thekson se ky zhvillim nuk ndryshon nevojën...
Burimi:
javanews.al