SPECIALJA DHE PRESIDENTI/ DITE VENDIMTARE NE KOSOVE
Kosova përballet sot me një ditë të ngjeshur politike, ku në të njëjtën kohë pritet të zhvillohen diskutimet për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe të vijojë beteja politike për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme plenare në orën 09:00, me 22 pika në rendin e ditës. Në qendër të diskutimeve do të jetë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Para nisjes së seancës plenare, projektligji pritet të shqyrtohet në orën 08:00 nga Komisioni parlamentar për Legjislacion, ndërsa më pas do të kalojë për diskutim në sallën e Kuvendit. Veteranët në protestë përpara KuvenditNë të njëjtën kohë, përpara ndërtesës së Kuvendit është paralajmëruar...
Burimi:
ntv.al