Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

Përmbytje të rënda kanë goditur disa zona të Spanjës, duke shkaktuar situata të rrezikshme dhe dëme të mëdha. Rrugët u kthyen në përrenj të rrëmbyeshëm, ndërsa ujërat morën me vete dhjetëra automjete dhe bllokuan banorë e turistë. Rreth 90 persona janë shpëtuar nga ekipet e emergjencave në rajonet jugore dhe lindore të vendit. Ndërkohë, një grua 102-vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj, e cila ishte përmbytur nga reshjet. Në qytetin Madrigal, rreth 190 kilometra në veriperëndim të Alicante-s, janë regjistruar 140 milimetra reshje brenda vetëm dy orësh e gjysmë. Ujërat përfshinë rrugët dhe banesat, duke lënë njerëz të bllokuar. Pamjet nga zonat e prekura tregojnë automjete të grumbulluara njëra mbi tjetrën nga forca e ujit, ndërsa disa banorë janë detyruar të kërkojnë...