Spanja kapi mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone, në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare! Detajet e operacionit
Mbi 10 tonë kokainë janë zbuluar në dy kapanone industriale në qytetin Águilas të Spanjës, në një operacion që ka vënë në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare. Sipas mediave spanjolle, droga ishte magazinuar në dy ambiente industriale, të cilat dyshohet se përdoreshin si baza për grumbullimin dhe shpërndarjen e saj në Spanjë dhe vende të tjera të Evropës. Një nga detajet më të rëndësishme të zbuluara gjatë hetimeve është se në kutitë ku mbahej kokaina ishin shënuar adresat ku duhej të dërgohej droga. Ky element pritet t’u shërbejë hetuesve për të rindërtuar rrjetin e shpërndarjes dhe për të identifikuar personat që qëndrojnë pas organizimit të trafikut. Droga u zbulua në zonën industriale El Labradorcico, pasi një paletë e ngarkuar me kokainë ra gjatë...
Burimi:
javanews.al