Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë, pasi qeveria e kryeministrit Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, teksa deputetët rrëzuan dy dekretet emergjente për strehimin, që synonin të përballonin krizën e banesave në vend. Dekreti i parë u rrëzua me 178 vota kundër dhe 172 pro, ndërsa i dyti me 184 vota kundër dhe 166 pro. Pas këtij votimi, është shtuar presioni ndaj kryeministrit Sanchez për të shpallur zgjedhje të parakohshme, me 29 nëntorin që po përmendet si data e mundshme. Sipas mediave spanjolle, kryeministri pritet të marrë një vendim lidhur me zgjedhjet deri të hënën. Ndërkohë, mijëra protestues vijojnë të jenë të mbledhur në sheshin Puerta del Sol në Madrid. Komiteti i qiramarrësve, që drejton protestat, ka thirrur manifestime më...