Spalletti nën presion të madh, ish-trajneri i Interit shfaqet si kandidat surprizë për të marrë drejtimin e Juventusit
Juventus nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, duke treguar luhatje të vazhdueshme. Humbja e fundit në shtëpi 0-3 ndaj Lazio-s e ka përkeqësuar akoma edhe më shumë situatën te bardhezinjtë. Në këtë situatë, e ardhmja e Spallettit te Juventus është vënë në pikëpyetje. Me tri fitore, dy barazime dhe dy humbje, bardhezinjtë kanë mbetur pas nga ekipet kryesuese në renditjen e Serie A. Gjatë ditëve të fundit, kanë dalë në skenë emra të ndryshëm për të zëvendësuar Spalletti-n, nëse ky i fundit shkarkohet në javët në vijim. Së fundmi, La Gazzetta dello Sport, ka zbuluar një kandidat surprizë për të marrë drejtimin e bardhezinjve. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, i cili është nën kontratë me klubin saudit deri në fund...
Burimi:
telesport.al