Spalletti ka 10 ditë kohë për të shpëtuar vendin te Juventus, klubi ka zgjedhur Conte si pasuesin e tij

Spalletti ka 10 ditë kohë për të shpëtuar vendin te Juventus, klubi ka zgjedhur Conte si pasuesin e tij

Për të gjetur një fillim më të dobët të sezonit në Serie A për Juventus sesa ai i këtij viti, duhet të kthehemi katër vite pas, në sezonin 2022/23, viti i dytë i rikthimit të Massimiliano Allegri. Në atë kohë, ata kishin 13 pikë pas 9 javësh, një më pak se 14 pikët që bardhezinjtë kanë tani. Duket si një ‘deja vu’, pasi që në tetor, Juventus praktikisht i ka shuar ëndrrat për titullin kampion, duke qenë se kreu i renditjes është 11 pikë larg dhe rrezikon seriozisht kualifikimin në Champions League. Vendi i katërt është aktualisht gjashtë pikë larg. Kjo është arsyeja pse Juventus nuk mund të lejojë më asnjë gabim, përfshirë këtu edhe çështjen e trajnerit. Pozicioni i Luciano Spalletti nuk është më...