SPALLETI RIKTHEN NE SKENE ICARDIN, JUVENTUS PERGATIT GODITJEN E BUJSHME TE JANARIT
Juventusi po shqyrton një lëvizje surprizë për merkaton e dimrit. Mauro Icardi mund të rikthehet në Serie A, këtë herë me fanellën bardhezi, ndërsa Luciano Spalletti shihet si njeriu që mund të realizojë ribashkimin me ish-sulmuesin e Interit. Sipas raportimeve të televizionit argjentinas “TyC Sports”, të pasqyruara edhe nga mediat italiane, Juventusi është aktualisht alternativa më konkrete për të ardhmen e 33-vjeçarit. Icardi, i cili është pa skuadër që prej përfundimit të aventurës me Galatasaray në qershor, kërkon të rikthehet në futbollin italian. Fillimisht, dëshira e argjentinasit ishte të vishte sërish fanellën e Interit, klub ku u shndërrua në një prej sulmuesve më të rëndësishëm të kampionatit italian. Madje, ai ishte i gatshëm të pranonte edhe një ulje të konsiderueshme të pagës, si dhe një...
Burimi:
ntv.al