SPAK ZBULON/ HYSENI DHE AGASI KANE KOMUNIKUAR, POR NE S’DIME PER ÇFARE KANE FOLUR

SPAK ZBULON/ HYSENI DHE AGASI KANE KOMUNIKUAR, POR NE S’DIME PER ÇFARE KANE FOLUR

SPAK ka arritur të zbulojë gjurmë të komunikimeve të fshira nga telefoni i ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, por kjo nuk do të thotë se hetuesit kanë rikuperuar edhe përmbajtjen e bisedave. Sipas materialit të publikuar nga Pamfleti, analiza forenzike e telefonit ka evidentuar të dhëna të mbetura në sistemin e pajisjes, përmes funksioneve të iOS-it, duke treguar se komunikime të caktuara kanë ndodhur edhe pse ato nuk shfaqen më në aplikacionin ku janë kryer. Në akt-ekspertim përmenden 508 forma komunikimi, ku përfshihen thirrje, video-thirrje, SMS dhe forma të tjera komunikimi. Këto të dhëna i japin hetimit një panoramë mbi aktivitetin e komunikimit dhe mund të ndihmojnë në përcaktimin e kontakteve, kohës apo llojit të komunikimit. Por pikërisht këtu qëndron dallimi i rëndësishëm: një gjurmë...