SPAK zbardh arrestimin e Leli Kajës, dyshohet për 400 mijë lekë ryshfet
SPAK ka dhënë detaje të reja për arrestimin në flagrancë të Leli Kajës, administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., e cila menaxhon inceneratorin e Elbasanit. Sipas njoftimit zyrtar, Kaja është arrestuar më 5 tetor 2026 dhe dyshohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas SPAK, hetimi është zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar më 1 tetor, pas referimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në kuadër të hetimit janë përdorur metoda speciale dhe veprime të simuluara hetimore. Nga veprimet e kryera deri në këtë fazë, prokuroria dyshon se Kaja ka kërkuar dhe marrë shumën prej 400 mijë lekësh nga administratori i një operatori ekonomik, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkohen me ligj...
Burimi:
ntv.al