SPAK shtrëngon lakun, hedh rrjetën mbi pasutitë, gjurmimi i parave hyn në një epokë të re
SPAK vendos gjurmën e parave në qendër të hetimeve. Një udhëzim i ri synon të unifikojë mënyrën se si prokurorët, hetuesit financiarë dhe BKH-ja do të analizojnë pasuritë, të ardhurat dhe transaksionet e personave nën hetim. Në fokus janë jo vetëm veprat penale, por edhe ajo që ndodh me paratë e tyre: nga llogaritë bankare te pronat, bizneset, automjetet, transfertat dhe çdo aset tjetër që mund të zbulojë burimin e pasurisë. Udhëzimi, i firmosur nga drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, përcakton një model të unifikuar për kryerjen e analizës financiare dhe pasurore. Dokumenti është i detyrueshëm për prokurorët, hetuesit financiarë dhe hetuesit e BKH-së. Në praktikë, kjo do të thotë se hetimi financiar nuk trajtohet më si një element dytësor i dosjes. Pasuria, lëvizjet e...
Burimi:
ntv.al