SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

Nga Elton Qyno Prokuroria e posaçme SPAK, ka hapur një hetim pasuror ndaj Vlora Hysenit, ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shqiptar dhe familjarëve të saj, me shpresën e gjetjes së pasurive të fshehura prej saj në Tiranë, Gjermani dhe Kosovë. Hetimi po zhvillohet paralelisht me çështjen penale Nr.20/1 kundër Vlora Hysenit që lidhet me dy akuzat e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Nxjerjes së sekretit hetimor”. Ndërkohë hetimet vijojnë edhe për dyshimet në përfshirjen e saj në akuzën e korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave. Verifikimet janë duke u kryer nga dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani, Bledar Maksuti dhe 6 oficerëve të BKH-së, të cilët pasi kanë konstatuar një tentativë transferte bankare prej 450 mijë euro nga llogaria e kompanisë së Orest...