SPAK nis hetime për dosjen e vjedhjes së lekëve nga Posta, gati të thërrasë deputeten e PS…

SPAK nis hetime për dosjen e vjedhjes së lekëve nga Posta, gati të thërrasë deputeten e PS…

Elton Qyno Syri.net/ Vetëm pak ditë pasi Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën lëndore, struktura e posaçme SPAK vendosi të regjistrojë dosjen penale që flet për vjedhjen e postës në Durrës. Tashmë pjesë e veprimeve hetimore do të jetë dhe deputetja socialiste, Etleva Budini, e cila disa vite më parë ka qenë drejtoreshë e Postës së Durrësit. Nga hetimet e zhvilluara në Prokurorinë e Durrësit, kanë rezultuar të dhëna se personat e përfshirë në këtë skemë vjedhjeje kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal. Rasti u evidentua pas një verifikimi të brendshëm të kryer nga Posta Shqiptare dhe më pas hyri në "lojë" Prokuroria e Durrësit. Nga kontrolli fillestar rezultoi se gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti, 69 milionë lekë ishin hedhur në...