SPAK, korrupsioni dhe administrata publike, sfidat që mund të vonojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

SPAK, korrupsioni dhe administrata publike, sfidat që mund të vonojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Shqipëria po avancon me ritme të shpejta në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, por përparimi në procesin teknik nuk do të thotë se vendi i ka zgjidhur problemet kryesore institucionale. Një analizë e Parlamentit Europian për ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi evidenton arritjet në reformën në drejtësi dhe përafrimin me politikat europiane, por njëkohësisht ngre shqetësime për korrupsionin, krimin e organizuar, pavarësinë e institucioneve dhe funksionimin e demokracisë. Sipas dokumentit, Shqipëria synon të përfundojë negociatat teknike deri në fund të vitit 2027. Vendi hapi negociatat në korrik 2022 dhe gjatë viteve 2024-2025 hapi të gjashtë grupkapitujt negociues. Në maj 2026 përmbushi kriteret e ndërmjetme për grupkapitullin “Themeloret”, ndërsa në korrik të po atij viti shënoi mbylljen provizore të tre kapitujve të parë....