No Image Available

SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin/ Tenderi 700 mijë euro e çon para gjykatës

SPAK ka kërkuar dënimin me dy vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për favorizimin e një kompanie në një procedurë prokurimi me vlerë rreth 700 mijë euro. Çështja lidhet me periudhën kur Beci drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në një vit e katër muaj burg. Në përfundim, SPAK ka kërkuar edhe pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, duke propozuar që ai të vuhet me kusht. Nga ana tjetër, avokati i Benet Becit ka kundërshtuar akuzën, duke deklaruar se nuk provohet fajësia e klientit të tij dhe se nuk ka prova që e implikojnë në këtë çështje. Kërkesa e SPAK tashmë i paraqitet gjykatës, e cila do të vendosë përfundimisht mbi përgjegjësinë penale...