SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, dyshohet se favorizoi kompaninë fituese në tenderin 700 mijë euro
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. SPAK i ka kërkuar gjykatës që dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove. Sipas hetimeve, Beci, në bashkëpunim me gjashtë vartës të tij, dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me legjislacionin për prokurimet publike, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe e privilegje të padrejta për kompaninë fituese të tenderit, “Consulting & Management Albania” sh.p.k. Çështja lidhet me një procedurë prokurimi me vlerë rreth 700 mijë euro, të zhvilluar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), në kohën kur Benet Beci ishte administrator i saj. Tenderi kishte si objekt “Zhvillimin Strategjik të Sektorit Energjetik”. Nga hetimet dyshohet se parregullsitë...
Burimi:
gijotina.com