SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin: Akuzohen për sigurimin e kushteve për dy vrasje
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy të akuzuarit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, të cilët akuzohen se kanë siguruar kushtet për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit. SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin. Kjo çështje është një fraksion i dosjes “Revanshi”, në kuadër të së cilës janë zbardhur mijëra komunikime në aplikacionin e koduar Sky ECC. Leonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg, si kreu i grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur, ndërsa Erigers Mihasi u vra në një atentat.
Burimi:
kohajone.com