SPAK I DHA PUBLIKUT VETEM SHKUMEN E TORTES/ KIKIA: HISTORIA, NJE POKER SPIUNESH

SPAK I DHA PUBLIKUT VETEM SHKUMEN E TORTES/ KIKIA: HISTORIA, NJE POKER SPIUNESH

Analisti Mentor Kikia e cilësoi protestën qytetare si një nga protestat më jetëgjata dhe më të qëndrueshme në vend, ndërsa u ndal edhe te çështja e SHISH, për të cilën kërkoi një hetim të plotë nga drejtësia. Kikia deklaroi se protesta tashmë ka hyrë në histori për shkak të kohëzgjatjes së saj dhe vijon të mbetet pjesë e debatit publik dhe politik në vend. Sipas analistit, fakti që protesta vijoi edhe gjatë muajit gusht bëri të mundur ruajtjen e energjisë së saj, pavarësisht zhvillimeve të tjera në skenën politike. “Protesta është shndërruar në një lloj institucioni. Ajo vazhdon të mbetet një referim i lajmeve, një referim për debatin politik. Gjatë muajit gusht protesta mbeti në këmbë dhe ishte si një pishtar për të mbajtur zjarrin...