SPAK hap dosje penale për Petrit Malaj dhe dy zyrtarë të tjerë lidhur me mospagesën e pagave

SPAK hap dosje penale për Petrit Malaj dhe dy zyrtarë të tjerë lidhur me mospagesën e pagave

Prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur të çelë një hetim ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Financave, duke rregjistruar si procedim penal, kallëzimin e depozituar në SPAK nga të gjithë kryetarët e gjykatave të Shqipërisë. Hetimi po kryhet nga prokurori Elvin Gokaj, i cili mësohet se dy ditë më parë ka kërkuar të gjithë praktikën dokumentare që ka sjellë vendosjen e bllokimit të rrogave në Thesar për gjyqtarët e prokurorët, por edhe për administratën civile të prokurorëve dhe gjykatave. Çështja është në fillesat e para të hetimit dhe ende nuk mund të thuhet se kush janë zyrtarët përgjegjës, që kanë abuzuar me detyrën duke sjellë mospagimin e pagës për muajin Gusht 2026 për magjistratët dhe administratën civile. Mes personave të kallëzuar është edhe ministri i Financave,...