SPAK dhe Eurojust në aksion kundër rrjetit ndërkombëtar të Call Center-ave, kontrolle edhe në Shqipëri
Një rrjet ndërkombëtar i dyshuar për mashtrime me investimet online është goditur në një operacion të koordinuar nga Eurojust dhe Europol, ku pjesë ishte edhe Shqipëria. Në kuadër të aksionit janë arrestuar shtatë persona, kontrolluar 17 ambiente dhe sekuestruar mbi 100 servera. Operacioni u zhvillua në disa shtete, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Gjermaninë dhe Qipron. Sipas hetimeve, rrjeti mashtronte qytetarët përmes platformave të rreme të investimeve në kriptovaluta, valuta të huaja dhe aksione. Humbjet financiare vlerësohen në mbi 4 milionë euro. Hetimet nisën në vitin 2022, pas denoncimit të një çifti gjerman që humbi kursimet duke investuar në një platformë online. Nga Shqipëria në operacion morën pjesë SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare. Veprimet u kryen nga autoritetet...
Burimi:
kohajone.com