SPAK dhe BKH operacion në Elbasan, vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…
Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë kryer sot (5 tetor) një aksion në qytetin e Elbasanit, në saj të të cilit është arrestuar administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja. Kaja është i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas njoftimit të SPAK ai ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a. Njoftimi i SPAK: “Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për kryerjen e...
Burimi:
javanews.al