SPAK dërgon për gjykim 17 të pandehur për trafik ndërkombëtar droge, mes tyre djali i ish-deputetit të PS/ Zbardhen 3 episodet me mbi 2.4 ton marijuanë dhe kokainë
Nga sekuestrimi i 1.7 tonëve marijuanë në Mal të Zi te 475 kilogramë kokainë në Holandë, SPAK përfundon hetimet për një dosje të bazuar edhe në komunikimet në platformën e enkriptuar SkyECC. Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli akuzohen si drejtues dhe financues të aktivitetit kriminal. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e 17 të pandehurve, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe përfshirje në një grup të strukturuar kriminal. Hetuesit, sipas njoftimit, kanë dokumentuar tre episode të trafikimit të marijuanës dhe kokainës nga Shqipëria dhe Ekuadori drejt vendeve të ndryshme të Evropës dhe Turqisë. Sipas SPAK, komunikimet e zhvilluara përmes...
Burimi:
ntv.al