Spahiu uron studentët e Mjekësisë: Pa humanizëm nuk do të jeni kurrë mjekë të mirë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu uroi sot studentët e Mjekësisë me rastin e nisjes së vitit të ri akademik 2026–2027, duke i inkurajuar ata të ruajnë humanizmin dhe përkushtimin gjatë rrugëtimit të tyre profesionale.Duke iu drejtuar studentëve, Spahiu kujtoi fillimet e saj në profesion, duke theksuar se rruga drejt mjekësisë është e gjatë, e bukur, por edhe e lodhshme e kërkuese. “Më shumë se tri dekada më parë edhe unë kam nisur këtë rrugëtim. Sot jam në këtë pozicion, por nuk harroj kurrë momentet kur kam filluar këtë rrugë, që është e gjatë, e bukur, e lodhshme dhe shumë e mundimshme. Ju do të bëheni profesionistë shumë të mirë. Por, nëse ju nuk keni brenda vetes pak humanizëm, asnjëherë nuk do të...
Burimi:
kohajone.com