Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve Shërbimi Social Shtetëror organizoi një Konferencë Kombëtare. Aktiviteti solli në vëmendje rëndësinë e garantimit të një përkujdesjeje sociale cilësore dhe dinjitoze për moshën e tretë. Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, nënvizoi nevojën për të forcuar më tej shërbimet e integruara dhe u kërkoi më shumë përgjegjësi e angazhim strukturave që ofrojnë kujdes të drejtpërdrejtë. “Mos harroni asnjëherë që detyra juaj është ndoshta nga detyrat më të vështira që keni pasur ndonjëherë dhe kështu duhet ta konsideroni. Ju drejtoni institucione ku kategoria të cilëve ju i shërbeni është kategoria më vulnerabël. Patjetër që ne si ministri kemi bërë projekte shumë të mira për të ofruar shërbimin në banesë për moshën e...
Burimi:
javanews.al