Spahia: Rama po përgatit monopolin kriminal mbi shëndetin e shqiptarëve, dëshmia e Ahmetajt fakton aferën

Spahia: Rama po përgatit monopolin kriminal mbi shëndetin e shqiptarëve, dëshmia e Ahmetajt fakton aferën

“Shteti i është dorëzuar plotësisht grupit të mirëfilltë kriminal me në krye Edi Ramën”. Kështu deklaroi deputeti i PD Bardh Spahia, gjatë një deklaratë ku denoncoi se Edi Rama po përgatit monopolin kriminal mbi shëndetin e shqiptarëve. Sipas Spahiut,  “dëshmia e Ahmetajt fakton aferat kriminale të qeverisë”. Deklarata e deputetit të PD, Bardh Spahia: Denoncimet e vazhdueshme të partisë demokratike për aferat korruptive dhe kriminale të Edi Ramës u faktuan me dëshminë tronditëse nga ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, gjatë një intervistë televizive. Këto deklarata faktojnë se Shqipëria nuk qeveriset më nga institucionet, por nga një organizatë kriminale e ngritur nga Edi Rama, e cila ka kapur çdo qelizë të shtetit dhe e ka kthyer buxhetin e shqiptarëve në prenë e saj. Shteti i është dorëzuar plotësisht...