“Sot thonë dokrra në Kuvend”- Spaho: PD e ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, Berisha votoi pro edhe ngritjen e komisionit të Dick Marty

“Sot thonë dokrra në Kuvend”- Spaho: PD e ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, Berisha votoi pro edhe ngritjen e komisionit të Dick Marty

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka rrëzuar pretendimet e Sali Berishës, i cili ka deklaruar se kanë qenë kundër ngritjes së Gjykatë Spaciale në Kosovë. Spaho, në një postim në rrjetet sociale, thotë se “Berisha, dhe ne që ishim pas tij”, kanë qenë nga të parët që “kanë mbështetur krijimin e Tribunalit të Hagës, duke filluar nga vitet 2015-2016”. “E bëmë këtë të bindur që për Kosovën nuk kishte rrugë tjetër veçse të pranonte verdiktin ndërkombëtar, përndryshe do të krijohej një Tribunal i OKB-së, i cili do ta penalizonte Kosovën mjaft rëndë. Këtë vendim e morëm pas diskutimeve në të gjitha organet drejtuese të PD-së”, thotë Spaho! Postimi i Edmond Spahos: “Nisur nga verdikti i Tribunalit të Hagës për 4 ish-drejtuesit e UÇK-së, sot...