Sot te Barcelona, por dikur ishte shumë pranë Real Madridit. Transferimi dështoi për shkak të… pasaportës
31 Gusht 2026 16:50 Telesport Gabriel Jesus do të largohet nga Arsenal dhe do të transferohet te Barcelona. Sulmuesi brazilian po bën realitet ëndrrën e tij të madhe për të luajtur në La Liga. Në vitin 2022, kur vendosi të largohej nga Manchester City, Gabriel Jesus ishte shumë pranë transferimit te Real Madrid. Carlo Ancelotti e pëlqente shumë sulmuesin braizlian dhe dha “ok” për transferimin e tij. Megjithatë, kjo gjë nuk ndodhi pasi Real Madrid kishte përdorur të gjitha vendet e rezervuara për lojtarët jashtë Bashkimit Evropian. Vinicius Junior, Rodrygo dhe Eder Militao mbushën ato tre vende jo-evropiane dhe të tre ishin ende duke pritur për pasaportat spanjolle. Kjo nuk la vend për të regjistruar Gabriel Jesus, i cili në fund vendosi të transferohej tek...
Burimi:
telesport.al