Sot, Stacioni Kulturor hap dyert në Prishtinë – një hapësirë e re për komunitetin, artin e kulturën
Më 28 shtator, nga ora 20:00, Stacioni Kulturor inaugurohet në hapësirat e transformuara të Stacionit të Trenit të Prishtinës, duke sjellë një vend të ri për komunitetin, artistët, publikun, fëmijët dhe të rinjtë. Hapja e Stacionit Kulturor bëhet në kuadër të FemArt 14 – Festivalit Ndërkombëtar për Artiste dhe Aktiviste, dhe shënon një kapitull të ri për Artpolis-in pas më shumë se dy dekadash veprimtarie në art, kulturë dhe aktivizëm. I konceptuar si një shtëpi për artistët dhe një hapësirë e hapur për komunitetin, Stacioni do të presë gjatë gjithë vitit shfaqje teatrore, ekspozita, performanca, punëtori, rezidenca artistike, diskutime, programe edukative dhe aktivitete komunitare. “Kur themeluam Artpolis-in, rruga përpara nesh ishte e panjohur. Nuk e dinim gjithmonë se ku do të na çonte, sa gjatë...
Burimi:
kultplus.com