Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës
Teksa Kuvendi i Shqipërisë rikthehet këtë të enjte (22 tetor) në punimet parlamentare, studentët pritet të zhvendosin protestën e tyre përpara godinës së Parlamentit, ku në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare. Seanca e kësaj jave vjen pas anulimit të mbledhjes së kaluar, me urdhër të kryeparlamentarit Niko Peleshi, për shkak të protestave që përfshinë vendin. Ndërsa kanë mbetur rreth tri orë nga nisja e seancës, para Kuvendit ka nisur puna për vendosjen e gardhit metalik, me qëllim kufizimin e hyrjes së protestuesve në ambientet e Parlamentit. Gazetarja Rugova Dunisha bëri me dije se Policia ka marrë masa për garantimin e mbarëvajtjes së seancës plenare dhe për të mbajtur protestuesit larg ambienteve ku do të zhvillohen punimet. “Ka nisur puna për vendosjen e gardhit...
Burimi:
javanews.al