Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian mblidhen sot në Miloçer, pranë Budvës, në Mal të Zi, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Takimi zhvillohet në një moment të rëndësishëm për perspektivën europiane të rajonit, me fokus bashkëpunimin mes vendeve dhe reformat që nevojiten për avancimin drejt anëtarësimit në BE. Në këtë samit do të marrë pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, së bashku me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Pjesë e takimit do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, kancelari austriak Christian Stocker dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Në nivel europian dhe ndërkombëtar, në aktivitet do të marrin pjesë ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ministri francez për Europën Benjamin...
Burimi:
javanews.al