Sot nis Champions, Mourinho para përballjes me Interin: Nuk dua të humbas përsëri!
Përballë Interit, portugezi vlerësoi kundërshtarin dhe mënyrën se si klubi italian ka ndërtuar skuadrën vit pas viti. “Interi ka një ekip fantastik që përmirësohet çdo vit. Punojnë me sistemin me pesë mbrojtës, largohet një lojtar dhe vjen një më i mirë.” Por konferenca mori një kthesë më pikante në fund. Gazetari italian Tancredi Palmeri i dhuroi Mourinhos një spërkatës uji, duke iu referuar skenës së famshme të vitit 2010, kur Interi festoi kualifikimin në finalen e Champions League në “Camp Nou” dhe spërkatësit e ujit u aktivizuan për të larguar lojtarët zikaltër nga fusha. Mourinho e priti dhuratën me buzëqeshje, duke e marrë me sportivitet një nga episodet më ikonike të historisë së tij me Interin. Në “Bernabéu”, ndërkohë, ai do të rikthehet në një...
Burimi:
javanews.al