Sot në Bruksel, COELA shqyrton Kapitullin 20 të Shqipërisë! Më 13 tetor pritet Konferenca BE-Shqipëri
foto ilustruese BRUKSEL- Teksa Shqipëria pritet të avancojë më 13 tetor drejt mbylljes së përkohshme të Kapitullit 20 të negociatave me Bashkimin Evropian, në Bruksel ka nisur sot shqyrtimi teknik i këtij kapitulli. Mësohet se sot, që prej orës 09:00, është mbledhur grupi i punës COELA për të shqyrtuar Kapitullin 20 “Sipërmarrja dhe Politika Industriale” me Shqipërinë. Bëhet fjalë për një takim, qëllimi i të cilit është harmonizimi i qëndrimeve dhe konsolidimi i një pozicioni të përbashkët mes 27 vendeve anëtare të BE-së. komunikimi Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, Shqipëria e ka përmbushur kriterin përkatës, i cili kërkon zbatimin e strategjive industriale dhe politikave për ndërmarrjet e vogla e të mesme në linjë me standardet e BE-së (acquis). Tashmë pritet që vendet anëtare të japin dakordësinë përfundimtare, përpara se çështja...
Burimi:
zeri.ai