Sot mbeti i plagosur nga shpërthimi i ‘Benz-it’, Rigel Melës një vit më parë iu dogj ‘Range Rover’-i

Sot mbeti i plagosur nga shpërthimi i ‘Benz-it’, Rigel Melës një vit më parë iu dogj ‘Range Rover’-i

pamje nga vendngjarja Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i ndodhur mbrëmbjen e sotme në Gjitokastër, ku mjeti tip Benz me të cilin udhëtonin Beqir Devolli dhe Rigels Mela u përfshi nga flakët në lëvizje. Si pasojë e ngjarjes, të dy ndodhen në reanimacion në gjëndje të rëndë shëndetësore. Dyshimet janë se në mjetin Benz është vendosur lëndë eksploziv. Rigels Mela rezulton emër i përfshirë edhe në një ngjarje në 2025, ku mjeti i tij tip Range Rove u përfshi nga zjarri. "Range Rover"-i ndodhej i parkuar në lagjen Dunavat dhe në momentin që kanë shpërthyer flakët, banorët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Asokohe nuk u raportua për të lënduar.