Sot mbani çadër me vete! Parashikohet mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe shtrëngata në veri e qendër të vendit!
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me kthjellime kryesisht në zonën e qendrës dhe jug. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër reshjet hera-herës në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era pritet të arrijë deri në 20 m/s. Valëzimi në det i forcës 3-5 ballë.
Burimi:
javanews.al