Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00
Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 165-të të mobilizimit qytetar. Për ditën e sotme është paralajmëruar një protestë kombëtare, e cila pritet të mbledhë studentë dhe qytetarë nga Tirana, si dhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Tubimi është njoftuar të nisë në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit, ku pjesëmarrësit do të mblidhen për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas grumbullimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit pritet të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku do të zhvillohet pjesa tjetër e tubimit. Protesta e sotme vjen në kuadër të një serie tubimesh që kanë vijuar prej 165 ditësh kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime në drejtimin...
Burimi:
gijotina.com