Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protesta në qytetet e Kosovës, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protestat, të thirrura nën moton “Jo në emrin tim”, do të mbahen sot. Sipas njoftimit të “Liria ka Emër”, tubimet në qytetet ku veprojnë degët e OVL UÇK-së do të zhvillohen në orare të ndryshme. Sipas orarit të publikuar, protestat do të mbahen: -Podujevë – ora 17:00, Sheshi “Zahir Pajaziti”; -Prizren – ora 19:00, Shadërvan; -Istog – ora 17:00, Parku i Qytetit; -Rahovec – ora 17:00, Sheshi i Qytetit; -Kaçanik – ora 17:30, Sheshi i Qytetit; -Drenas – ora 17:30, Sheshi “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”; -Deçan – ora 17:00, Qendra e Qytetit; -Gjilan –...