Sot hapet ekspozita “Tafë Kusuri – kronika satirike e një përditshmërie të mekur”

Sot hapet ekspozita “Tafë Kusuri – kronika satirike e një përditshmërie të mekur”

28 September, 2026 - 10:32 Sot, në orën 18:30, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, hapet ekspozita “Tafë Kusuri – kronika satirike e një përditshmërie të mekur”. Ekspozita organizohet në kuadër të Javës së Bibliotekës në Kosovë dhe i kushtohet veprës së Tafë Kusurit, duke sjellë për publikun një këndvështrim satirik mbi përditshmërinë dhe realitetin shoqëror. Organizatorët ftojnë artdashësit dhe publikun e interesuar të marrin pjesë në hapjen e ekspozitës, e cila mbahet sonte në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës./KultPlus.com