Sot është turp të jesh socialist!

Sot është turp të jesh socialist!

Sot është turp të jesh socialist! Nga Irena BEQIRAJ Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi.Më përzihet stomaku sa herë shoh socialistë të vjetër, disa të plakur në politikë e të tjerë në prag të portave të Shën Pjetrit, që, për të ruajtur privilegjet personale, kanë humbur vetëdijen politike. Karakteri i një politikani nuk matet vetëm nga fitoret që arrin, por nga vendimet që merr kur çmimi për të bërë atë që është e drejtë është pikërisht humbja e pushtetit. Në momente të tilla, humbja e pushtetit mund të bëhet forma më e lartë e vetëdijes politike. Sot, besnikëria juaj politike bie ndesh me përgjegjësinë që keni. Bindja ndaj autokratit socialist ju detyron të...