Sot, dita vendimtare për Kosovën! Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Sot, dita vendimtare për Kosovën! Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Kosova hyn sot në një ditë vendimtare, me protestuesit që rikthehen në orën 09:00 para Kuvendit për të kërkuar votimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa pikërisht këtë të martë skadon edhe afati për zgjedhjen e presidentit të ri. Është një skenar që Kosova e ka përjetuar vetëm pak muaj më parë. Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit u shkaktuan pikërisht nga dështimi i Kuvendit të mëparshëm për të zgjedhur presidentin. Por as vota e qershorit nuk e zgjidhi ngërçin. Protesta rinis sot pas një të hëne të trazuar, kur ndryshimet për Specialen kaluan në parim me 91 vota, por nuk u votuan në lexim të dytë. Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë lanë 17 persona që kërkuan ndihmë mjekësore, 11 qytetarë...