Søren Kierkegaard, filozofi danez që u bë një nga përfaqësuesit e filozofisë së ekzistencës

Søren Kierkegaard, filozofi danez që u bë një nga përfaqësuesit e filozofisë së ekzistencës

11 November, 2026 - 23:31 Filozofi, eseisti dhe teologu danez Søren Aabye Kierkegaard ka lindur më 5 maj 1813 në Kopenhagë, ndërsa vdiq më 11 nëntor 1855, në moshën 42-vjeçare. Kierkegaard konsiderohet një nga filozofët më të rëndësishëm danezë dhe një nga pararendësit e filozofisë së ekzistencës. Mendimi i tij u përqendrua te individi, liria, besimi, ankthi dhe përgjegjësia personale. Ai argumentonte se e vërteta nuk është vetëm diçka që mësohet apo kuptohet përmes teorive, por edhe diçka që njeriu duhet ta përjetojë në jetën e tij. Në veprat e tij, të cilat shpesh i botoi me pseudonime të ndryshme, Kierkegaard trajtoi raportin mes njeriut dhe besimit, duke kritikuar njëkohësisht mënyrën se si krishterimi praktikohej nga institucionet fetare të kohës. Ndër veprat e tij më...