“Sonte duhet vetëm të festojmë”, presidenti Duka reagon pas fitores së Shqipërisë dhe arritjes së objektivit

“Sonte duhet vetëm të festojmë”, presidenti Duka reagon pas fitores së Shqipërisë dhe arritjes së objektivit

“Sonte duhet vetëm të festojmë! Një edicion fantastik i Nations League! Me përjashtim të humbjes në Helsinki, që për mua ishte e pamerituar, dua të falënderoj dhe të uroj çunat për paraqitjet e tyre, për karakterin e treguar në çdo sfidë, për dëshirën dhe vendosmërinë për të fituar, për dashurinë ndaj fanellës kuqezi dhe për përkushtimin nga minuta e parë deri në vërshëllimën e fundit. Një falënderim dhe urim i veçantë edhe për stafin teknik, për përkushtimin dhe punën e bërë, që u reflektua në një Kombëtare më të fortë, më bindëse dhe me rezultate krejt të tjera nga ato të qershorit. Nga kjo skuadër presim të njëjtin karakter, të njëjtën dëshirë dhe të tjera suksese në vazhdim. Sonte duhet vetëm të festojmë! Vendin e...