Sommer, gjithçka brenda 24 orëve. Fillimisht mposhti Interin, më pas u divorcua nga bashkëshortja
Yann Sommer dhe bashkëshortja e tij, Alina, kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre pas 10 vitesh dashuri dhe 7 vitesh martesë. Vetëm pak orë pasi mposhti Interin me fanellën e Club Brugge në Champions League, në rikthimin e tij si kundërshtar në “San Siro”, ku u bë protagonist me disa pritje vendimtare, portieri zviceran bëri publik lajmin e ndarjes. Mëngjesin e së mërkurës, më 14 tetor, Sommer publikoi një deklaratë në Instagram, në gjermanisht dhe anglisht, duke konfirmuar se vendimi ishte marrë me mirëkuptim të ndërsjellë. “Pas shtatë vitesh martesë, unë dhe Alina kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara në fillim të këtij viti”, – shkroi portieri. Ai theksoi se bëhej fjalë për një vendim të menduar mirë dhe të marrë së bashku: “E...
Burimi:
telesport.al