Sokol Sadushi te “Magjistratura”: Pavarësia nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

Sokol Sadushi te “Magjistratura”: Pavarësia nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi përcolli sot mesazhin për përgjegjësinë dhe integritetin e profesionistëve të rinj të drejtësisë, gjatë ceremonisë së nisjes së vitit të ri akademik në Shkollën e Magjistraturës. Në fjalën e tij drejtuar kandidatëve për magjistratë, avokatë të shtetit dhe ndihmës ligjorë, Sadushi theksoi se Shkolla e Magjistraturës nuk duhet të kufizohet vetëm në përgatitjen profesionale, por duhet të formojë një kulturë të pavarësisë, integritetit dhe përgjegjësisë. “Shkolla e Magjistraturës nuk përgatit vetëm profesionistë të mirë të së drejtës. Ajo formon profesionistë, të cilëve nesër do t’u besohen përgjegjësi të rëndësishme që të gjykojnë, të ushtrojnë akuzën në emër të shtetit, të mbrojnë interesin publik dhe të kontribuojnë në dhënien e drejtësisë”, u shpreh Sadushi. Fjala e plotë e Sadushit: ...