Skrapar/ Kultivonin kanabis në pyll, arrestohet 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset
Në një zonë pyjore në fshatin Dobrenjë të Skraparit janë gjetur 31 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa në vendngjarje është arrestuar 22-vjeçari T. H., banues në Rromas. Sipas policisë, në lidhje me rastin është shpallur në kërkim edhe Q. M., 22 vjeç, banues në Dobrenjë, i cili është larguar pasi ka hedhur një kallashnikov në momentin që ka konstatuar shërbimet. Bimët janë asgjësuar, ndërsa arma është sekuestruar. Hetimet për rastin vijojnë. Njoftimi i Policisë: Skrapar/Finalizohet operacioni anticannabis, i koduar “Dobrenjë”. Kishte kultivuar në pyll, dhjetëra bimë narkotike, kapet në flagrancë në vendngjarje, 22-vjeçari. Punohet intensivisht për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, i cili ruante bimët, i armatosur. Sapo konstatoi shërbimet, ai hodhi armën e zjarrit (kallashnikov) dhe u largua në zonën e pyllëzuar....
Burimi:
syri.net