“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage
Dorian Puka, në gjashtë vitet e fundit, është bërë shqiptari më i komentuar në median britanike. Çdo postim i shqiptarit nga Laçi, i dënuar dy herë për grabitje shtëpish dhe i rikthyer dy herë në Angli pas dëbimeve, është kthyer në magnet për televizionin GB News, me qasje anti-emigrante, si dhe për gazetat ultrakonservatore The Telegraph dhe Daily Mail. Postimet e Dorian Pukës në rrjetet sociale janë një ushqimin perfekt për këto media, të cilat i përdorin ato si retorikë antie-migrante. Puka, i cili thotë se “unë i kam paguar me burg gabimet e mia dhe dua të vijoj një jetë të qetë në Angli”, paraditen e kësaj të hëne publikoi në rrjetet e tij sociale bisedat me disa prezantues të njohur të GB News,...
Burimi:
javanews.al