Skenë si në filma, shqiptari i burgosur për trafik droge arratiset nga spitali në Greqi! Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon efektivët

Skenë si në filma, shqiptari i burgosur për trafik droge arratiset nga spitali në Greqi! Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon efektivët

Një arratisje spektakolare ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Greqi, gjatë transferimit të një të burgosuri nga Burgu i Nigritës drejt Spitalit të Përgjithshëm të Serres. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të së premtes, në oborrin e spitalit, pranë krahut psikiatrik, ku automjeti i transportit ndodhej bashkë me të burgosurin dhe dy punonjësit që e shoqëronin. Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje u shfaqën dy automjete me drita që ngjanin me makina policie. Personat që ndodheshin në to iu afruan automjetit të burgut dhe, nën kërcënimin e armëve, neutralizuan eskortën, informon “Protothema”. Më pas, të armatosurit ndihmuan të burgosurin të largohej nga vendi i ngjarjes. Gjatë arratisjes, ata dyshohet se morën edhe armën e shërbimit të një prej punonjësve të burgut. Pas kësaj, autorët u...