“Skena të turpshme”- Deputeti i PS për ngjarjet sot në Kuvend: Opozita s’ka argumente! Dhuna në Parlament, pasqyrë e asaj që ndodh në rrugë!

“Skena të turpshme”- Deputeti i PS për ngjarjet sot në Kuvend: Opozita s’ka argumente! Dhuna në Parlament, pasqyrë e asaj që ndodh në rrugë!

Kaosi dhe përplasjet mes deputetëve në seancën e sotme parlamentare, ku opozita bllokoi foltoren dhe përmbysi karriget nën dirigjimin e Sali Berishës janë cilësuar si skena të turpshme nga deputeti socialist Erion Malaj. Gjatë një interviste në Report Tv, Malaj tha se dhuna e shfaqur në Kuvend është pasqyrë e asaj që po ndodh në rrugë, ndërsa akuzoi opozitën për mungesë argumentesh. Sipas tij, në një situatë që kërkon qetësi, PD zgjodhi të bëjë të kundërtën. “Ajo që pamë sot është pasqyrë e asaj dhune që është edhe në rrugë që nuk u përket njerëzve të përgjegjshëm. Nuk i bën fare nder opozitës, përkundrazi tregon mungesë argumenti, bazë për të dhënë mendim të shëndoshë për të qetësuar situatën. Jemi në një situatë që vendi do...