Skandali me publikimin e videove seksuale: Personazhe të njohur të shantazhuar me pamje private! Asnjë reagim nga Policia dhe Prokuroria
Që prej mbrëmjes së djeshme, në disa platforma online, rrjete sociale e kryesisht në whatsapp, po qarkullojnë një seri videosh të cilat kanë në qendër një emër të njohur të botës së muzikës, dhe këngëtare e artiste, të përfshira në marrëdhënie seksuale me të. Ajo që i jep gjithë kësaj, përmasat e një skandali, nuk është përmbajtja e tyre. Të gjithë protagonistët e tyre, janë në moshë madhore dhe secili është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij. Të kryesh marrëdhënie seksuale në një ambient privat nuk përbën krim. I rëndë është fakti i publikimit të videove, për më tepër, pa kujdesin me të vogël për të ruajtur anonimitetin, të paktën të grave të përfshira dhe mbulimin e pjesëve intime të trupit. Jeta private e...
Burimi:
javanews.al