Skandali me mbetjet e rrezikshme, kompanisë “Kurum” i hiqet leja mjedisore
Ministria e Mjedisit ka shfuqizuar lejen mjedisore të tipit A të kompanisë “KURUM International”, për ushtrimin e aktivitetit industrial në Bradashesh të Elbasanit, në ambientet e Kombinatit Metalurgjik. Vendimi është firmosur më 3 nëntor 2026 nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, përmes urdhrit nr. 540, i cili parashikon shfuqizimin e lejes mjedisore me numër PN-3843-09-2016, të lëshuar në shtator të vitit 2016. Shfuqizimi i lejes prek një sërë aktivitetesh industriale që zhvilloheshin nga kompania, duke nisur nga prodhimi i gizës dhe çelikut, përfshirë shkrirjen primare dhe sekondare, përpunimin e metaleve ferroze dhe funksionimin e fonderive. Në vendim përfshihen gjithashtu aktivitetet që lidhen me përdorimin e gazit natyror dhe gazit natyror të lëngshëm (GNL), prodhimin e gëlqeres në furra rrotulluese, si dhe përpunimin dhe saldimin e...
Burimi:
gijotina.com